Muharremaj gjen vetëm një punëtore në ambulancë, paralajmëron ndëshkime

Kosova

Muharremaj gjen vetëm një punëtore në ambulancë, paralajmëron ndëshkime

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 10:13
Bali Muharremaj

?Kryetari i komunës së Suharekës, Bali Muharremaj sot ka realizuar një vizitë në Ambulancën e Mjekësisë Familjare në Steduenqan, mirëpo aty me përjashtim të një punëtoreje askush tjetër nuk ishte në vendin e punës.

Sipas Muharremajt, për këtë gjë do të merren masa menjëherë me zbritje rroge dhe masa të tjera.

Bota Sot ju sjell pa ndërhyrje publikimin e Muharremajt:

Sapo vizitova AMF në Studenqan, dhe përveç Kaltrina Përzhakut, askush nuk ndodhet në vendin e punës në orën 08:00.

Do të merren masa menjëherë me zbritje të rrogës dhe masa të tjera. Askush nuk do të lejohet të abuzoj me shërbime publike. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat