“Edukimi Medial” të futet si lëndë në shkolla

Kosova

“Edukimi Medial” të futet si lëndë në shkolla

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 12:36

Në kuadër të Seminarit Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, është duke u mbajtur tryeza me temën “Edukimi Medial”.

Panelistët e kësaj tryeze, Lindita Aliu, Abit Hoxha dhe Muhamet Jahiri, janë pajtuar se edukimi medial është shumë i rëndësishëm.

“Është shumë e rëndësishme që Edukimi Medial të futet si lëndë në shkolla, duke marrë parasysh se fëmijët kalojnë kohë të gjatë para mediave dhe se ndikimi i tyre në formimin e tyre është i madh”.

Abit Hoxha, ka treguar për atë se sa përdoren rrjetet sociale.

“Rreth 70 përqind e njerëzve marrin informata nga rrjetet sociale”.

Ndërsa Muhamet Jahiri, ka folur për “fake neës” dhe ndikimin e tyre te publiku.

“Shoqëria është e pa përgatitur për t’u mbrojtur nga fenomeni i rrezikshëm i lajmeve të rreme”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat