Drejtori i Arsimit në Prizren konsumon alkool në orar të punës

Kosova

Drejtori i Arsimit në Prizren konsumon alkool në orar të punës

Më: 28 gusht 2018 Në ora: 21:02
Skënder Susuri

Skënder Susuri, Drejtor i Arsimit në Komunën e Prizrenit është fotografuar duke konsumuar pije alkoolike gjatë orarit të punës.

Susuri i cili në këtë pozitë u emërua në janarin e këtij viti shihet në këto fotografi me birrë në dorë.

Ndërkohë, nga fotografia shihet që pija as nuk është prodhim vendor.

Prodhimi vendor gjithmonë ka qenë pjesë e propagandës së Vetëvendosjes, e cila udhëheq me këtë komunë.

Nëpërmjet Facebookut një qytetar ka denoncuar Susurin për kërcënim dhe sulm. Ai thotë se në ato momente, i pari i arsimit në Prizren ishte i dehur.

“Drejtori i DKA, në Prizren i pirë tapë, në objekt shkollorë, më sulmoi dhe më kërcënoi”, shkruan ai në Facebook, duke kërkuar ndërmarrjen e masave nga kryetari i komunës Mytaher Haskuka.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat