Komuna e Podujevës diskuton për projektet e vitit 2018

Kosova

Komuna e Podujevës diskuton për projektet e vitit 2018

Më: 29 gusht 2018 Në ora: 15:17
Pamje nga takimi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka mbajtur sot takim me Këshillin e Drejtorëve të Komunës, ku është diskutuar lidhur me ecurinë e realizimit të projekteve të planifikuara për vitin 2018.

Në takimin e sotëm me Këshillin e Drejtorëve,  të cilin e udhëhoqi kryetari i Komunës, Agim Veliu, u diskutua për ecurinë e përgjithshme të realizimit të projekteve të planifikuara me buxhetin e Komunës së Podujevës për vitin 2018 në të gjithë sektorët.

Kryetari Veliu thuhet të ketë kërkuar nga drejtorët angazhim në respektimin e dinamikës së paraparë për realizimin e projekteve, me theks të veçantë atyre infrastrukturore.

Në takim u diskutua edhe për projektet që janë të planifikuara në sektorin e mbrojtjes së ambientit, dhe u mor vendim që të vazhdohet edhe me fazën tjetër të dezinsektimit të hapësirave publike.

“Kryetari Veliu ka mirëpritur vendimet e fundit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, që kanë të bëjnë me projekte që do të realizohen në Komunën e Podujevës, siç janë:-vendimi për implementimin e projektit për trajtimin e ujërave të zeza, i cili do të realizohet përmes kredisë së butë në bashkëpunim me Ministrinë Federale të Financave të Austrisë si dhe vendimin për kthimin e pronave të paluajtshme të kooperativave bujqësore në pronësi të Komunës së Podujevë”, thuhet në njoftmin për media të komunës së Podujevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat