Haliti u takua me përfaqësuesen speciale të BE-së për Kosovë

Kosova

Haliti u takua me përfaqësuesen speciale të BE-së për Kosovë

Nga: Aziz Zuka Më: 30 gusht 2018 Në ora: 16:27
Pamje nga takimi Haliti-Apostolova

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, sot ka marrë pjesë në një takim në të cilën ka qenë e pranishme edhe Natalia Apostolova, Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë.

Gjatë këtij takimi është folur në veçanti mbi fondet e IPA-së dhe angazhimet e tjera të Bashkimit Evropian, veçanërisht për komunat e lindjes. Gjatë këtij takimi është folur në veçanti mbi fondet e IPA-së dhe angazhimet e tjera të Bashkimit Evropian,
veçanërisht për komunat e lindjes.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti tha se komuna të cilën ai e udhëheqë ju është mirënjohës bashkimit Evropian për projektet të shumta të cilat janë realizuar në këtë komunë por edhe për projektet e tanishme që po zhvillohen nga fondet e BE-së si projekti ndërkufitar Cross Border me të cilën realizohet projekti “Turizmi pa kufij”.“Shfrytëzoj rastin që të falënderoj BE-në për projektet e shumta të cilat janë realizuar dhe po realizohen në komunën tonë. Ne ju jemi mirënjohës për punën e bërë në përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë. Me të vërtet me fondet e BE-së janë realizuar shumë projekte në Viti, por edhe po realizohen disa projekte të tjera sikurse projekti ndërkufitar “Cross Boder” që po implementon projektin Turizmi pa Kufij”, u shpreh Haliti.

Ai tha se kjo komunë mbetet e përkushtuar që të kryej të gjitha detyrat në realizimin e projekteve të përbashkëta duke shpresuar se bashkëpunimi i kësaj komune me BE-në do të thellohet edhe me tej.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat