Si do të jetë moti në Kosovë të premten

Kosova

Si do të jetë moti në Kosovë të premten

Më: 30 gusht 2018 Në ora: 20:45
Ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka publikuar parashikimin e motit për ditën e premte.

Sipas këtij instituti, do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. 

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës do të jenë në zhvillim si pasojë e ndryshimit të disa elementeve meteorologjike, kështu që do të krijohen mundësit për reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-30 gradë Celsius. 

Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat