Hapet Qendra e 10-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Klinë

Kosova

Hapet Qendra e 10-të Informuese për Shëndetin e Gruas edhe në Klinë

Më: 31 gusht 2018 Në ora: 13:12
Foto

Sot në një ceremoni zyrtare, u hapën dyert e Qendrës Informuese për Shëndetin e Gruas “Klasat për Nëna” në Klinë, në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF).

Kjo iniciativë është bërë e mundshme falë financimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe bashkëpunimit të Departamentit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale të Komunës së Klinës, QKMF-së dhe Aksionit për Nëna dhe Fëmijë.

“E kemi mirëpritur hapjen e Klasave për Nëna edhe në Qendrën Kryesor të Mjekësisë Familjare në Klinë, si mundësi e jashtëzakonshme për shtrirjen e informimit të sakte dhe shumë të rëndësishme të nënave dhe partnereve të tyre për një shëndet më të mirë të tyrin dhe foshnjave të tyre” theksoi Hekuran Sejdiu, drejtori i departamentit të shëndetësisë së komunës së Klinës, njofton kumtesa për media.

“Qendra e 10-të ‘Klasat për Nëna’ e hapur tani edhe në Klinë do të ofrojë shërbime edukative, aktivitete të mirëqenies fizike dhe psikike, informacione këshilluese për kujdesin para dhe pas lindjes, depresionin e pas lindjes, ushqyerjen me gji, kujdesin për të sapolindurin, të ushqyerit e foshnjës, imunizimin si dhe kujdesin ndaj fëmijës. Jemi të lumtur që interesimi nga nënat është rritur dhe kërkesa për hapjen e Qendrave Informuese për Shëndetin e Gruas është çdo ditë e më i madh” u shpreh përfaqësuesja e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë Labërie Çarreti Sylejmani.

Qendra Informuese në Klinë është e hapur çdo ditë pune për të gjitha gratë e vajzat e Klinës, si dhe partneret e tyre. Orari i sesioneve do të jetë i publikuar në QKMF në Klinë, në ueb faqen e Aksionit për Nëna dhe Fëmijë si dhe grupin në rrjetet sociale të Qendrës – Klasat për Nëna.

Kjo është Qendra e dytë e cila po hapet përgjatë vitit 2018, ndërsa nga viti 2014 prej kur u themelua ky program, Klasat për Nëna janë të shtrira ne 9 komuna të Kosovës: Prishtinë, Ferizaj, Mitrovicë, Prizren, Kaçanik, Pejë, Shtërpcë, Dragash dhe tani edhe Klinë. 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat