Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Kosova

Moti në Kosovë gjatë pesë ditëve të ardhshme

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 06:25
Ilustrim

Java e parë e vjeshtës meteorologjike me mot të ndryshueshëm dhe rënie e lehtë e temperaturave.

Më një shtator veçse fillon stina e vjeshtës sipas kalendarit meteorologjik, e ditëve të para të këtij muaji, mbi rajonin tonë do të shtrihen fusha të presionit të ulët nga Italia, që do të kushtëzojnë mot të ndryshueshëm, me diell, vranësira dhe reshje shiu, kryesisht orëve të pasdites.

Ndërkohë masa të ftohta ajrore që pritet të depërtojnë, gradualisht do të zbresin lehtë temperaturat rreth vlerave mesatare.

3 shtator- Mot kryesisht me diell. Pasdite priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

4 shtator- Paradite mot kryesisht me diell. Pasdite pjesërisht vranët. Më vonë vende-vende mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

5 dhe 6 shtator – Të mërkurën mot kryesisht me vranësira. Gjatë ditës vende-vende priten reshje të dobëta shiu. Ditën e enjte mot pjesërisht vranët, e gjatë ditës mundësi për riga lokale shiu.

7 shtator- Mot kryesisht me diell. Pasdite mundësi për reshje lokale shiu dhe bubullima.

Temperaturat e ajrit, do të pësojnë rënie të lehtë rreth vlerave mesatare. Minimalet do të luhaten nga nga 12C deri në 16C, e maksimale do të zbresin nga 28C në 23C.

Do të fyejë erë mesatarisht e fuqishme nga jugu dhe perëndimi 2-12m/s..

Shtypja atmosferike do të luhatet kryesisht rreth vlerave normale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat