Jep dorëheqje prorektori i UP-së

Kosova

Jep dorëheqje prorektori i UP-së

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 12:05
UP

Prorektori për mësimdhënie dhe çështje të studentëve, Naser Sahiti, ka dhënë dorëheqje nga pozita e prorektorit të Universitetit të Prishtinës

Sahiti ia ka dorëzuar dorëheqjen e tij në zyrën e rektorit të UP’së, Marjan Demës.

Arsyeja e dorëheqjes sipas Sahiti ka të bëjë me disa mospajtime me të cilat është ballafaquar ai së fundmi.

“Për shkak të mospajtimeve të cilat janë shfaqur kohën e fundit nëpërmjet nesh, ju njoftoj që nga sot jap dorëheqje të parevokueshme nga pozita e Prorektorit për mësimdhënie dhe çështje të studentëve”, thuhet në letrën e dorëheqjes së Naser Sahitit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat