Viti i ri shkollor, kryetari Jashari uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Kosova

Viti i ri shkollor, kryetari Jashari uron nxënësit dhe mësimdhënësit

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 13:39
Bekim Jashari dhe Bekim Latifi kanë vizituar disa shkolla të komunës

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari dhe drejtori për Arsim, Bekim Latifi kanë vizituar disa shkolla të komunës, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor 2018-19.

Fillimisht kanë vizituar shkollën “Halit Berani” në Klinë të Epërm, shkollat fillore në qytetin e Skenderajt, “Shaban Jashari” e “Ahmet Delia”, shkollat e mesme Gjimnazin “Hamëz Jashari” e “Anton Çettën”, ku kanë uruar mësimdhënësit dhe nxënësit për fillimin e vitit shkollor.

Në të gjitha këto vizita kryetari Jashari ka kërkuar nga nxënësit përkushtim në mësime, duke u shpreh i lumtur që ka vërejtur vullnet tek nxënësit dhe të mësimdhënësit, për punë dhe angazhim të përbashkët në ngritje të cilësisë së arsimit.

Kryetari Jashari, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, tha se kjo është një ditë e madhe për fëmijët dhe mësimdhënësit në misionin e tyre fisnik për edukimin e brezave të nxënësve.

“Në këtë ditë ne sot kemi vizituar disa shkolla të komunës së Skenderajt, dhe jam i lumtur që pash  vullnet si tek nxënësit ashtu edhe tek mësimdhënësit, për punë dhe përkushtim në ngritje të cilësisë së arsimit.  Në mënyrë të veçantë dua t’i përshëndes e t’i uroj 800 nxënësit që për herë të parë sot ulën në banka shkollore, në mesin e 10,500 nxënësve të komunës sonë. Pa dyshim ju jeni e ardhmja e ndritshme e vendit tonë”, ka thënë ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat