Kisha “Shën Ndou” shpërndan ushqim për të varfërit

Kosova

Kisha “Shën Ndou” shpërndan ushqim për të varfërit

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 14:38
Kisha “Shën Ndou” shpërndan ushqim për të varfërit

Ipeshkvia e Kosovës po vazhdon të mbajë aktivitete të ndryshme për të shënuar Festën e Shën Nënë Terezës.

Përfaqësues të Kishës në Prishtinë për nder të kësaj feste sot kanë ndarë ushqim për personat e varfër.

Zëvendësfamullitari i Kishës “Shën Ndou” Don Daniell Markprekaj, është shprehur se shpërndarja ushqimit për të varfërit është një praktikë që kisha e zhvillon çdo ditë, por duke pasur parasysh që këto ditë po shënohen ditët e Shën Nënë Terezës, solidarizimi me të varfërit merr një formë më të theksuar dhe më dinamike.

Markprengaj: Nënë Tereza kishte një kujdes të veçantë për të varfërit

“Ajo (Nënë Tereza) kishte një kujdes të veçantë për të varfërit, kështu që edhe ne në këtë pëgatitje të treditëshit të Nënë Terezës kemi bërë një aktivitet që është i vazhdueshëm, pra Mensën e të Varfërve, ku ne, sikurse ajo, do të solidarizohemi me këta njerëz. Këta njerëz kanë nevojë të ndjehen të dashur nga ne dhe këtë gjë e ka bërë më së miri Nënë Tereza”, ka thënë Markprengaj.

Po ashtu, Markprengaj ka bërë të ditur se përshpirtëria ndaj Shën Nënë Terezës po vazhdon edhe në kisha të tjera në mënyra të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat