4 mijë studentë do të pranohen në konvikte

Kosova

4 mijë studentë do të pranohen në konvikte

Më: 3 shtator 2018 Në ora: 15:15
Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP), shpallë konkursin për pranimin e studentëve për banim në konvikte dhe për ushqim në mensë, për vitin akademik 2018/2019.

“Konkursi do të jetë i hapur prej datës  04.09.2018 deri më datën 13.09.2018”, thuhet në komunikatën e QS-së.

Studentët  të  cilët do të aplikojnë për strehim dhe ushqim në Qendrën e Studentëve, aplikimin do ta  bëjnë përmes sistemit online, në adresat zyrtare të QS, web faqes  qs.rks-gov.net dhe profilit zyrtar Facebook Qendra e Studentëve-Prishtinë.

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës këtë vit do të pranojë rreth  4000 studentë, për të cilët ofron  strehim, ushqim si dhe  hapësirat për lexim, studim, sport dhe  aktivitete  tjera të ndryshme.

Mënyrat e përzgjedhjes së kandidatëve të cilët do të fitojnë të drejtën për strehim dhe ushqim do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me konkurs.

Çmimi do të jetë 35 euro  për muaj (20 euro  banimi, 15 euro  ushqimi).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat