Austria mbështet pranimin e Kosovës në Interpol

Kosova

Austria mbështet pranimin e Kosovës në Interpol

Më: 4 shtator 2018 Në ora: 14:22
Foto

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, deklaroi sot se anëtarësimi i Kosovës në Interpol do t’i mundësonte vendit tonë që të kontribuojë në sigurinë rajonale dhe globale, në mënyrë që të jetë pjesë aktive në shkëmbimin e informacioneve për grupet kriminale.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi me një delegacion nga Austria, i udhëhequr nga zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë, Karoline Edtstadler.

Në takim u bisedua lidhur me bashkëpunimin në mes të dy vendeve në ndërtimin e institucioneve të sigurisë, duke përfshirë bashkëpunimin policor, bashkëpunimin në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Më këtë rast ministri Gashi vuri në dukje përkrahjen që ka dhënë shteti i Austrisë para luftës në misione diplomatike dhe me prezencën e saj pas luftës në shumë fusha, sidomos në fushën e sigurisë dhe në përkrahjen e vazhdueshme për anëtarësim në organizata të sigurisë.

Në këtë takim  u theksua se Policia e Kosovës ka bashkëpunuar në aspektin operacional me Policinë e Austrisë në shumë raste, veçanërisht në rastet e krimit të organizuar trans-kufitar, trafikimit me narkotikë, kontrabandën me migrantë dhe krimit kibernetik.

Ministri Gashi foli edhe për procesin menaxhimit të ri integrimit të personave të riatdhesuar dhe me programet që janë hartuar për kthim të qëndrueshëm të qytetarëve të Kosovës, ku rreth 43% e të kthyerve janë ndihmuar në projekte të ndryshme.

Ndërsa zëvendësministrja e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Austrisë,  Karoline Edtstadler, theksoi se Austria mbështet pranimin e Republikës së Kosovës në Interpol.

“Republika e Kosovës është një partner i rëndësishëm dhe në përgjithësi Ballkani perëndimor është shumë i rëndësishëm në aspektin e sigurisë”, tha ajo.

Në takimi u bisedua edhe sa i përket menaxhimit të fluksit të qytetarëve të Kosovës pas procesit të liberalizimit të liberalizimit të vizave. Ministri Gashi theksoi se  janë bërë përgatitjet e duhura që të njoftohen qytetarët se cilat janë përparësitë dhe përgjegjësitë pas liberalizimit të vizave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat