Isufaj: S’kam ndërhyrë kurrë në punën e Blakajt

Kosova

Isufaj: S’kam ndërhyrë kurrë në punën e Blakajt

Më: 7 shtator 2018 Në ora: 16:45
Blerim Isufaj

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Blerim Isufaj, tha se nse kurrë nuk ka ndërhyrë në punë e prokurorit special Elez Blakaj, i cili dha dorëheqje muajin e kaluar.

Ai u pyet edhe për akuzat e bëra nga Blakaj për pengim gjatë detyrës, por kreu i KPK-së nuk deshi të komentojë më shumë duke thënë se nuk ka ndërhyrë e as nuk ndërhy në punën e asnjë prokurori.

“S’kam koment, nuk kam ndërhyrë as nuk ndërhy kurrë”.

KPK në rend dite kishte njoftimin për dorëheqjen e Blakajt, por kur i erdhi rendi kësaj pike mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura.

Isufaj po thotë se aty nuk u komentua më shumë veç se anëtarët e KPK-së u njoftuan për dorëheqjen e prokurorit të dorëhequr.

“Dorëheqja e Elez Blakaj as nuk është diskutuar, vetëm janë njoftuar për atë dorëheqje”. Blakaj që po hetonte keqpërdorimet me listat e veteranëve dha dorëheqje, duke u arsyetuar për presionin e bërë nga ana e krerëve të institucioneve dhe Kryeprokurori i Shtetit Aleksandër Lumezi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat