Haliti uron qytetarët me rastin e 7 shtatorit 1990

Kosova

Haliti uron qytetarët me rastin e 7 shtatorit 1990

Nga: Aziz Zuka Më: 7 shtator 2018 Në ora: 17:54
Miratimi i Kushtetutës së Kosovës më 7 shtator 1990

Në 28 vjetorin e Shpalljes së Kushtetutës së Republikës së Kosovës në Kaçanik, më 7 shtator 1990, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka uruar qytetarët e kësaj komune dhe të Kosovës, me rastin e kësaj dite historike për popullin e
Kosovës.

“Dita e 7 Shtatorit të vitit 1990, ka hyrë në historinë më të re të Kosovës si ditë e vënies së themeleve të shtetit të Kosovës, që erdhi pas Deklaratës së Pavarësisë të 2 Korrikut të të njëjtit vit”, thuhet në urimin e kryetarit Haliti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat