Ish-mjeku i UÇK-së: Kosova pa Ujmanin, si trupi i njeriut pa arterien kryesore

Kosova

Ish-mjeku i UÇK-së: Kosova pa Ujmanin, si trupi i njeriut pa arterien kryesore

Nga: A.ZH Më: 8 shtator 2018 Në ora: 08:54
Liqeni i Ujmanit

Ish-mjeku i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Liri Loshi, ka thënë se Kosova mund të bisedojë me Serbinë për çdo gjë tjetër, por jo edhe për Liqenin e Ujmanit.

Loshi në një postim në Facebook, ka thënë se Kosova pa Ujmanin është si trupi i njeriut pa arterien kryesore, përcjell Bota sot.

Reagimi i plotë i Loshit:

Preshevarët dhe të gjithë shqiptarët duhet ta kuptojnë se Kosova pa Ujmanin është si trupi i njeriut pa arterien kryesore. Një Kosovë që nuk arrin ta ushqejë vetveten nuk mund ta ushqejë as Luginën. Dhe, një vend që nuk mund ta ushqesh, nuk mund as ta mbash! Kosova mund të bisedojë me Serbinë për çdo gjë tjetër, por jo edhe për Ujmanin. Ne nuk mund të punojmë sipas as thenies popullore: “Prish sh’pi e maro hajat”./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat