Përurohet rruga e transitit në Malishevë - Bota Sot
Përurohet rruga e transitit në Malishevë

Kosova

Përurohet rruga e transitit në Malishevë

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 13:24
Përurohet rruga e transitit në Malishevë

Zëvendëskryeministri i Kosovës Fatmir Limaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj sot kanë vizituar komunën e Malishevës ku janë pritur nga kryetari i kësaj komune Ragip Begaj.

Pas këtij takimi ministri Lekaj dhe kryetari Begaj kanë përuruar fillimin e punimeve në rrugën e transitit të Malishevës. Me këtë rast kryetari Begaj ka thënë se kjo rrugë është e një rëndësie të madhe për Malishevën dhe qytetarët e saj.

Begaj: Rruga është e dobishme për komunën e Malishevës

“Sot është gëzim për neve, është dobi për Malishevën, dobi për vendin. Unë dua t’ju falënderoj juve dhe Qeverinë e Kosovës. Punëkryerësit i dëshiroj punë të mbarë. Ky do të jetë gëzim për shumë vite”, ka thënë Begaj.

Ndërsa ministri Lekaj tha se është një ditë e veçantë për qytetarët e Malishevës që po fillon ky segment, i cili do të ndikojë në zhvillimin e kësaj ane, edhe për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe të mallrave.

Sipas tij, projekti prej 14 kilometra do të ketë kosto prej 4.5 milionë euro.

Lekaj: Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i ndihmojë komunat

“Ne si Qeveri e Kosovës, si Ministri e Infrastrukturës po e bëjmë më të mirën e mundshme për qytetarët e Malishevës. Por, ajo që mund ta theksoj është që një bashkëpunim i mirë i Ministrisë dhe kryetarit të komunës ka ndikuar që ne sot po e fillojmë punën e kësaj rruge, e kësaj arterie jo vetëm që të jetë rrugë për lëvizjen e lirë të qytetarëve, por që do të ketë ndikim në zhvillimin e bujqësisë dhe bizneseve...Qeveria e Kosovës është e përkushtuar t’i ndihmojë komunat, jo vetëm të Malishevës por tërë komunat e Kosovës, ku ne si ministri kemi ndihmuar në vlerë prej 42 milionë eurosh. Ky segment i sotëm është në vlerë totale prej 4. 5 milionë euro dhe gjatësia e këtij segmenti është 14 kilometra”, ka thënë ministri Lekaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat