Banorët e Paldenicës ndalin punimet e Bechtel Enka

Kosova

Banorët e Paldenicës ndalin punimet e Bechtel Enka

Më: 8 shtator 2018 Në ora: 14:44
Paldenicë

Banorët e fshatit Paldenicë të komunës së Hanit të Elezit kanë bllokuar sot punimet e kompanisë Bechtel Enka për arsye të mos mbushjes së kërkesave për rrugët e mbyllura dhe largimin e një pusete të ujërave atmosferike nga mesi i rrugës që këta banorë e kishin bërë më 21 korrik të këtij viti.

Pas ndërhyrjes nga kryetari i kësaj komune, Refki Suma, palët janë marrë vesh që të bëhet rregullimi i premtuar i rrugëve dhe largimi i pusetës.

Organizatori i kësaj proteste, Xhevdet Ramuka, ka bërë të ditur se nëse këto kërkesa nuk përmbushen ata prapë do t’iu kthehen protestave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat