Serbët që punojnë në Qeverinë e Kosovës në Banjë me vetura zyrtare

Kosova

Serbët që punojnë në Qeverinë e Kosovës në Banjë me vetura zyrtare

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 12:16
Vizita e tij u bë në udhëkryqin e Cerkolezit, ku po qëndron vetura e tipit Shkoda me targa të Kosovës

Dragan Repanoviq nga Ministria për Kthim rreth orës 11:40 ka vizituar me veturë zyrtare truprojat e presidentit serb Aleksandar Vuçiq.

Vizita e tij u bë në udhëkryqin e Cerkolezit, ku po qëndron vetura e tipit Shkoda me targa të Kosovës, në të cilën tre truproja të Serbisë po rrinë dhe po presin.

Sipas burimeve të Kp një veturë e truprojave ka mbetur matanë kufirit dhe kjo është arsyeja e qëndrimit të tyre në këtë pjesë. Ndërsa një vizitë atyre ua bëri edhe Radenko Bellosheviq, asamblist në komunën e Istogut, i cili qëndroi disa minuta.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat