Lladrovci: Në barrikadën kundër Vuçiqit ishte krejt Kosova

Kosova

Lladrovci: Në barrikadën kundër Vuçiqit ishte krejt Kosova

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 13:08
Pamje nga protesta në Drenicë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka shkruar se në barrikadën e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, nuk ishin vetëm ata, por ishin edhe familjet e familjarët e heronjve, dëshmorëve dhe martirëve të lirisë.

“Prekazi, Verbovci, Shtutica, Qikatova e vjetër, Rezalla, Izbica, Likoshani, Qirezi, Abria, Reçaku, Meja, Qyshku, Lybeniqi, ... e krejt Kosova. Plagët tona ende nuk janë shëruar, kemi 1648 ende të pagjetur ende 20 vjet pas lufte nuk ka kërkim falje nga regjimi serb. Falënderim për institucionet vendore e ndërkombëtare për ndjenjën e solidaritetit me Drenicën por edhe krejt Kosovës, këtë ndjenjë të dhimbjes që i shërbeu çlirimit dhe ardhjes së lirisë në Kosovë”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat