Punëtorët e KEDS paralajmërojnë kaos energjetik - Bota Sot
Punëtorët e KEDS paralajmërojnë kaos energjetik

Kosova

Punëtorët e KEDS paralajmërojnë kaos energjetik

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 11:12
Hysni Gashi tha se situata në KEDS është mjaft e rëndë

(E plotësuar) - Rreth 2 mijë e 200 punëtorë të KEDS-it, sa janë në tërë Kosovën, nesër pritet të futen në grevë njëditore, prej orës 8.30 deri 16.30, ndërsa protesta po në këtë ditë, do të mbahet prej orës 13.00 në sheshin ‘Skënderbeu’ në Prishtinë.

Punëtorët e KEDS-it kanë kërkesa për ngritjen e  pagave nga 150 euro në pagën bazë dhe zbatimi i kontratës kolektive.

Kryetari i Federatës së Sindikatave të Pavarura "ElektroKosova"  Hysni Gashi, në një konferencë për media tha se situata në KEDS është mjaft e rëndë, pasi që nga privatizimi i Distribucionit të KEK-ut, është duke u bërë një nëpërkëmbje e dinjitetit të punëtorëve sa që ka arritur shkallën e pa durueshmërisë te punëtorët.

Ai shtoi se me kërkesat e punëtorëve, në javët e para të muajt gusht ku u mbajtën grevat një orësh në çdo distrikt – ishin paralajmëruese, që nëse nuk ndryshojnë gjërat dhe nëse nuk plotësohen kërkesat e punëtorëve, do të jenë të detyruar të shkojmë në greva të përgjithshme.

Gashi: Situatë në KEDS, mjaft e rëndë

“Duke parë situatën e rëndë, menaxhmenti i KEDS-it nuk ka reflektuar ende. Nga ZRRE-ja jemi në fazën e planifikimit për periudhën 2018-2022 dhe situata është mjaft e rëndë. Kryesia e Sindikatës, Elektro Kosova, vendosi të zgjedh Këshillin Grevist dhe fillohet me greva…  Kemi vendos nesër ta mbajmë një grevë të përgjithshme, që nga ora 8.30 deri në orën 16.30 punëtorët grevist të KEDS-it nuk do të kryejnë detyra të punës, nuk do të jenë në punë. Të gjitha distriktet do të defilojnë në Prishtinë, në orën 11.00 do të mblidhemi të Elektro Kosova”, ka thënë Gashi.

Ai tha se pas kësaj greve dhe proteste nëse nuk do të ketë reflektim nga menaxhmenti dhe Bordi i KEDS, do të ketë kaos energjetik.

Pajaziti: Nëse nuk plotësohen kërkesat, do të krijojmë kaos energjetik

“Kemi ardhur të organizojmë një formë presioni, me një grevë një ditësh, qysh është dita e nesërme, në shenj paralajmëruese se, në qoftë se nuk ka mirëkuptim me anë të dialogut dhe nuk ka zbatim të kërkesave, do të shkojmë drejt grevës së përgjithshme. E greva e përgjithshme ose gjenerale nënkupton edhe kaos energjetik në Kosovë. Sepse jemi faktor I fundit, ose kompania e fundit që e shpërndajmë energjinë elektrike të prodhuar dhe të importuar te konsumatori”, ka thënë Pajaziti.

Ai ka shtuar se kanë pasur takime me menaxhmentin, por jo edhe me Bordin e KEDS-it.     

Pajaziti: Bordi i KEDS, nuk po na përfillë kërkesat tona

“Kemi pasur takim me menaxhmentin. Mirëpo, me menaxhmentin kemi dialoguar disa here, por vendimmarrës nuk janë, sepse edhe këta në fund thonë se pronar është Bordi, që fatkeqësisht kompania jonë është shitur 100 për qind të aksioneve. Me Bordin ende nuk kemi biseduar, vetëm me menaxhmentin. Menaxhmenti aktual i KEDS-it për ngritje të pagave dhe për çështje madhore nuk është në gjendje as një cent me zvogëluar ose me dhënë. Është bordi, i cili nuk ka ardhur ende dhe s’kemi dialogu me të asnjë herë. D.m.th. nuk na ka përfillë deri më tash, bordi i kompanisë KEDS”, ka thënë Pajaziti.

Ndryshe, BSPK përkrah kërkesat e kësaj sindikate dhe kërkon nga KEDS që t’i përmbushë kërkesat e punëtorëve.

***

Federata e Sindikatave të Pavarura "ElektroKosova" sot në një konferencë për media kanë sqaruase se nesër prej orës 8.00 deri në orën 16:00, punëtorët e KEDS do të futen në grevë në të gjitha distriktet.

Kërkesat e tyre janë ngritja e pagave dhe zbatimi i marrëveshjes kolektive.

Kryetari i kësaj sindikate Hysni Gashi, tha se situata në KEDS është mjaft e rëndë, sepse është duke u bërë një nëpërkëmbje të punëtorëve në këtë kompani.

 “Duke parë situatën se KEDS nuk ka reflektuar nga grevat e mbajtura javë më parë, sërish grevat janë të pashmangshme, ku nesër do të ketë grevë një ditore të punëtorëve të KEDS në gjithë Kosovën”, ka thënë Gashi.

 Fehmi Pajaziti, kryetar i këshillit të Grevës, ka thënë se prej orës 8 deri në orën 16 do të ketë grevë  ndërsa protesta do të mbahet para Qeverisë dhe Kuvendit në Prishtinë prej orës 13.00.

 Ai tha se i kanë dy kërkesa , zbatimi i Marrëveshjes Kolektive dhe ngritja e pagave për çdo punëtor nga 150 euro. Ai tha se pas kësaj greve dhe proteste nëse nuk do të ketë reflektim nga menaxhmenti i KEDS do të ashpërsohen protestat ku do të ketë kaos energjetik.

***

Federata e Sindikatave të Pavarura "ELEKTROKOSOVA" po mban konferencë për media, ku do të japin detaje për grevën e paralajmëruar për nesër.

Greva lidhur me mos realizmin e kërkesave të tyre rreth rritjes së pagave, dhe të drejtave tjera të cilat po u cenohen çdo ditë nga punëdhënësi i tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat