ORCA: Senati përmirëson praktikën e publikimeve shkencore

Kosova

ORCA: Senati përmirëson praktikën e publikimeve shkencore

Më: 10 shtator 2018 Në ora: 15:46
Rektorati i UP-së

ORCA njofton se sot Senati i Universitetit të Prishtinës ka futur për herë të parë një revistë në listën e revistave të dyshimta.

Sipas ORCA-s revista, International Journal of Pharmaceutical Sciences Review and Research është thumbuar nga Dr. Rrush Kalaveshi nga Universiteti i Ranillukut (pra nga një person fiktiv), duke publikuar punimin e tij po ashtu fiktiv.

“ Me t’u informuar për këtë çështje Senati ka vendosur të marrë masa.  Në përgjigje të kësaj situate Senati i UP-së ka përjashtuar nga përllogaritja punimet e publikuara në këtë revistë dhe i ka kthyer kandidatët sipas procedurave në Këshill të Fakultetit”, thuhet në njoftimin e ORCA-s.

ORCA mendon se kjo është mënyra e duhur për avancim të cilësisë dhe i bën thirrje ministrit të Arsimit ta mbështesë publikisht vendimin e Senatit për të krijuar një atmosferë të përgjithshme në favor të cilësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat