Themelohet Task Forca “Ta Pastrojmë Podujevën”

Kosova

Themelohet Task Forca “Ta Pastrojmë Podujevën”

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 10:54
Themelohet Task Forca

Komuna e Podujevës ka themeluar Task Forcën “Ta Pastrojmë Podujevën”, e cila do të koordinojë dhe organizojë aktivitetin e pastrimit në kuadër të iniciativës së Qeverisë së Kosovës për organizmin e aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën”.

Nënkryetari i komunës së Podujevës Nexhmi Rudari tha se komuna e Podujevës në vazhdimësi ka organizuar aktivitete të suksesshme në fushën e mbrojtjes së ambientit.

“Ne si komunë kemi një traditë të mirë dhe të suksesshme në organizimin e aksioneve për pastrimin e ambientit, ngase ndër vite organizojmë edhe aksione vetanake si komunë, por edhe në bashkëpunim me Iniciativën ‘Ta Pastrojmë Kosovën’, ku kemi treguar rezultate të mira, madje edhe jemi shpërblyer”, tha nënkryetari Rudari.

Ai gjithashtu foli për rëndësinë e organizimit sa më të mirë dhe masovik të aksionit të 15 shtatorit, duke kërkuar angazhimin e të gjithë akterëve për një ditë të suksesshme.

Nënkryetari Rudari tha se Komunës së Podujevës do t’i bëjë të gjitha përgatitjet e nevojshme për organizim të suksesshëm të aksionit.

Në lidhje me çështjen e organizmit të kompanive që janë të kontraktuara nga Komuna e Podujevës, drejtori i Shërbimeve Publike, Faik Muçiqi tha se komuna e Podujevës e ka një kompani që është e kontraktuar për eliminimin e deponive ilegale, por DSHPMSH do ta thërras një takim të veçantë për t’i mobilizuar të gjitha kompanitë publike që veprojnë në Podujevë për t’iu përgjigjur sa më mirë aksionit.

Të gjithë pjesëmarrësit në takim u zotuan për angazhim në favor të organizimit sa me të mirë të aksitonit të 15 shtatorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat