Premton ngritjen e profesionalizimit të IPK-së

Kosova

Premton ngritjen e profesionalizimit të IPK-së

Më: 11 shtator 2018 Në ora: 16:35
Greg Delawie, është takuar sot me kryeshefen ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Greg Delawie, është takuar sot me kryeshefen ekzekutive të Inspektoratit Policor të Kosovës Miradije Kelmendi, me ç’rast konfirmoi mbështetjen e mëtejshme të Ambasadës amerikane për IPK-në dhe fuqizimin e sundimit të ligjit në Kosovë.

Me këtë rast diplomati amerikan përgëzoi Kelmendin për përzgjedhjen e saj në pozitën e kryeshefit të IPK-së dhe i uroi suksese në punë. 

Ndërsa, kryeshefja e IPK-së u zotua se do të angazhohet maksimalisht në rritjen e profesionalizmit në IPK dhe ruajtjen e integritetit të Policisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat