Për një vit Qeveria përmbush vetëm dy premtime të bëra gjatë fushatës

Kosova

Për një vit Qeveria përmbush vetëm dy premtime të bëra gjatë fushatës

Më: 12 shtator 2018 Në ora: 11:45
Demokracia Plus

(E plotësuar) - Nga 100 premtimet zgjedhore, të matshme të nxjerra nga programet zgjedhore të PAN dhe AKR, 26 ishin përfshirë në planin qeverisës, 23 ishin përfshirë pjesërisht kurse 51 prej tyre nuk janë përfshirë fare, ku më së shumti ngecje ka shënuar koalicioni PAN.

Kështu bëri të ditur Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, me rastin e prezantimit të raportit "100 premtimet zgjedhore dhe progresi i tyre", për progresin njëvjeçar të premtimeve zgjedhore të partive politike që udhëheqin Qeverinë e Kosovës.

Ndonëse një vit pas, Bakija thotë  se vetëm 2 nga 100 premtimet janë përmbushur plotësisht.

Bakija: Nga 100 premtimet e bëra në fushatë, vetëm dy janë përmbushur

"Një vit pas, ne kemi vlerësuar se nga 100 premtimet, vetëm 2 janë përmbushur plotësisht, ndërsa në 41 premtime ka një progres sado të vogël. Ndërsa në 57 prej tyre nuk është vërejtur ndonjë progres ende. E dimë se është bërë vetëm një vit dhe qeveria e ka mandatin 4 vjet, por të paktën për këtë vit i kemi parë këto 57. Kurse në programin qeverisës, gjysma janë paraparë plotësisht ose pjesërisht të realizohen ndërsa gjysmën nuk i kemi gjetur në program qeverisës që është mjaft voluminoz", u shpreh ai.

Sa i përket asaj se cili subjekt politik ka ngecur në implementimin e premtimeve të bëra në kohë fushate, ai tha se është koalicioni PAN pasi që edhe ka pjesëmarrjen më të madhe në qeveri.

Bakija: Më së shumti ngecje në realizmin e premtimeve ka koalicioni PAN

“Prej atyre 100 premtimeve, i kemi ndarë në bazë të nivelit të pjesëmarrjes në Qeveri. Normalisht se më së shumti ka premtime nga koalicioni PAN, janë 70 prej tyre, dhe aty ka më së shumti ngecje. Mirëpo janë edhe tek administrate, premtimet që I ka bërë AAK-ja”, tha ai.

Bakija përmendi edhe përfshirjen e grave në Qeveri, të cilat ishin paraparë të përbënin gjysmën, ndërsa janë vetëm dy.  Ai bëri të ditur se te fusha e zhvillimit ekonomik, nga 19 premtime sa janë matur, plotësisht është realizuar vetëm fondi për bizneset e teknologjisë informative.

Ai shtoi se nuk është vërejtur ndonjë progres në gjashtë premtime zgjedhore ne ekonomi, duke përfshirë rehabilitimin e Trepçës, skemën e financimit të eksportit, themelimin e Gjykatës Tregtare, Agjencinë Kosovare të participimeve, tri vite subvencion të pjesshëm të kostos së energjisë dhe ujit për biznese.

Dëbora Peci nga kjo organizatë jo qeveritare, tha se në fushën e arsimit, në katër premtime ka pasur progres të pjesshëm ndërsa në shtatë premtime nuk është vërejtur ndonjë progres, si te programi i sistemit dual - punë praktike dhe teori në universitete, dyfishim i kabineteve profesionale dhe depolitizim i sistemit të arsimit.

Sipas saj, nuk është vërejtur asnjë progres në dyfishimin e kabineteve profesionale, ndonëse 9 milionë euro janë paraparë për investime kapitale në shkolla.

Peci: Nuk është vërejtur asnjë progres në dyfishimin e kabineteve profesionale

“Nga NISMA është premtuar se do të ketë shkolla profesionale, deri tash është bërë vetëm përurimi i hartimit të projektit të shkollës profesionale në Komoran. Premtimet ku ka ngecje apo nuk është vërejtur fare progres, është programi i studimit dual, është premtuar të ketë praktikë dhe teori në universitete, deri më tash nuk është vërejtur ndonjë ndryshim. Gjithashtu është premtuar se do të ketë dyfishim të kabineteve profesionale, as këtu nuk është vërejtur ndonjë ndryshim edhe pse është përfshirë në buxhet të 2018-ës se do të ketë rritje prej 9 milionë euro për investime kapitale në arsim”, tha ajo.

Ndërkaq, raporti gjen se te sektori i minierave, asnjëri nga 8 premtimet e bëra nuk ka pasur progres.

Sipas saj, edhe te mirëqenia sociale premtime të shumta nuk kanë shënuar aspak progres, e që është rritja e pensioneve prej 25 për qind si dhe ulja e tarifave. Sa i përket sektorit të shëndetësisë, Peci tha se në përgjithësi ka progres, me përjashtim të Spitalit të Prishtinës, ku nuk është shënuar asnjë progres.

Demokracia Plus ka bërë thirrje për partitë politike që janë në pushtet, që të intensifikojnë punën në realizimin e premtimeve zgjedhore, sidomos në fushën e administratës, zhvillimit ekonomik, arsimit, bujqësisë, politikave tatimore e mirëqenies sociale.

Demokracia Plus: Nga 100 premtime në fushatë vetëm dy janë përmbushur

Nga 100 premtimet zgjedhore, të matshme të nxjerra nga programet zgjedhore të PAN, AAK dhe AKR, 26 ishin përfshirë në planin qeverisës, 23 ishin përfshirë pjesërisht kurse 51 prej tyre nuk janë përfshirë fare.

 Kështu bëri të ditur Jetmir Bakija nga Demokracia Plus, me rastin e prezantimit të raporti "100 premtimet zgjedhore dhe progresi i tyre", për progresin një vjeçar të premtimeve zgjedhore të partive politike që udhëheqin Qeverinë e Kosovës.

Ndonëse një vit pas, Bakija thotë  se vetëm 2 nga 100 premtimet janë përmbushur plotësisht.

 "Një vit pas, ne kemi vlerësuar se vetëm 2 janë përmbushur plotësisht, 41 tjera ka pak progres, 57 prej tyre nuk është vërejtur progres ende. Kurse në programin qeverisës, gjysma janë paraparë plotësisht ose pjesërisht të realizohen ndërsa gjysmën nuk i kemi gjetur në plan qeverisës", u shpreh ai.

Bakija bëri të ditur se tek fusha e zhvillimit ekonomik, nga 19 premtime sa janë matur, plotësisht është realizuar vetëm fondi për bizneset e teknologjisë informative, fond i cili sipas tij, mbetet të shihet se si po menaxhohet.

 Ai shtoi se nuk është vërejtur ndonjë progres në gjashtë premtime zgjedhore ne ekonomi, duke përfshirë: rehabilitimin e Trepçës, skema e financimit të eksportit, themelimi i Gjykatës Tregtare, Agjencia Kosovare e participimeve, tri vite subvencion të pjesshëm të kostos së energjisë dhe ujit për biznese.

Dëbora Peci nga kjo organizatë jo qeveritare tha se në fushën e arsimit, në katër premtime ka pasur progres të pjesshëm ndërsa në shtatë premtime nuk është vërejtur ndonjë progres, si tek: Programi i sistemit dual - punë praktike dhe teori në universitete, dyfishim i kabineteve profesionale dhe depolitizim i sistemit të arsimit. Sipas saj, edhe tek mirëqenia sociale premtime të shumta nuk kanë shënuar aspak progres, e që është rritja e pensioneve prej 25 përqind si dhe ulja e tarifave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat