Enver Hoxhaj: Tani edhe një hap para lëvizjes pa viza për në Evropë

Kosova

Enver Hoxhaj: Tani edhe një hap para lëvizjes pa viza për në Evropë

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 12:54
Enver Hoxhaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, dhe ish ministri i punëve të jashtme, Enver Hoxhaj ka falënderuar deputetët e parlamentit Evropian për miratimin pro të rekomandimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli. Faleminderit parlamentit evropian për aprovimin e për në hapin e tretë me Këshillin e Evropës për liberalizimin e vizave me një shumicë të qartë! Kosova tani lëviz një hap para lëvizjes së lirë pa viza në Evropë. Faleminderit Tanja Fajon dhe Dadiv McCallister si dhe të gjithë deputetëve për mbështetjen”, ka shkruar Hoxhaj në Twitter.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat