Zemaj: Vendimi i Parlamentit Europian, hap pozitiv për Kosovën

Kosova

Zemaj: Vendimi i Parlamentit Europian, hap pozitiv për Kosovën

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 18:21
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, e ka mirëpritur votimin pro për liberalizimin e vizave për Kosovën nga Parlamenti Europian.

‘Ishte një lajm i mirëpritur, pavarësisht vonesës që ka kaluar ky proces. Ky është një hap pozitiv. Institucionet që janë të mandatuara për përcjelljen e kritereve të Kosovës janë angazhuar si interes nacional duke qenë pjesë e lotimit konkret’.

‘Këtu kemi arritur duke shpeshtuar kontakte dhe duke bërë thirrje që qytetarët e Kosovës nuk duhet të ndëshkohen pavarësisht çfarëdo qeverisje’, tha Zemaj në studion e emisionit Info Magazine.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat