Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, ka thënë se të gjithë faktorët ndërkombëtarë sikurse vendorë, ishin në dijeni për iniciativën e sotme të projektligjit për çështjen e themelimit të ushtrisë.
Në Info Magazine, Ramadani potencoi po ashtu se kjo nismë është e përbashkët sikurse nga kabineti i Presidencës ashtu edhe nga kabineti i Qeverisë.
”Ne kemi punuar në mënyrë metodike dhe sistematike edhe me faktorët vendorë edhe komunitetet edhe faktorët ndërkombëtarë, me shtetet partnere veç e veç”.
”Kishim një kampanjë shtet informuese”.
”Ne jemi të vetëdijshëm se ky proces është i vonuar dhe mund ta them publikisht se Kosova në tërësi është vonuar në transformimin e FSK-së”.
”Por ky proces nuk ka nisur sot por që nga viti 2014, ishte po ashtu edhe iniciativa e Presidentit Hashim Thaçi, e në vitin e fundit kemi punuar shumë për të dokumentuar përparësitë”.
”Asnjë veprim nuk është ‘ad hock’, ky veprim i sotëm i Qeverisë, është i planifikuar mirë në një bazë të planit gjithëpërfshirës”.
”Kjo punë është e përbashkët. Iniciativa e Presidentit Thaci e ka mundësu këtë iniciativë. Jemi mëse të sigurt të arrihet kjo çështje sa më shpejt”.