Pacolli: Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup - Bota Sot
Pacolli: Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup

Kosova

Pacolli: Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup

Më: 13 shtator 2018 Në ora: 23:39
Behgjet Pacolli ka pritur sonte në shtëpinë e tij homologun shqiptar, Ditmir Bushati

Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli ka pritur sonte në shtëpinë e tij homologun shqiptar, Ditmir Bushati, ku ka theksuar se Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup në mbrojtjen e interesave në politikën e jashtme.

“Kisha kënaqësinë që mirëprita në shtëpinë time ministrin e Jashtëm të Shqipërisë, mikun tim Ditmir Bushatin në fillim të vizitës së tij në Prishtinë.  Edhe pse në një ambient miqësor, biseduam për shumë tema të interesit të përbashkët. Shqipëria dhe Kosova funksionojnë si një trup në mbrojtjen e interesave në politikën e jashtme. Falenderoj edhe zëvendëskryeministrin Limaj për prezencën dhe angazhimin e tij në interes të vendit”, ka shkruar Pacolli në Facebook..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat