Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës (IHMK), ka dërguar të dhënat në lidhje me motin në Kosovë gjatë ditëve në vikend, duke treguar se moti do të jetë pak a shumë i njëjtë me atë të gjatë javës. Por mund të ketë vranësira dhe riga lokale të shiut.
“Situatë e ngjashme meteorologjike do të vazhdoj edhe për gjatë dy ditëve të vikendit, përjashtuar perëndimin dhe jugperëndimin e vendit ku ka mundësi të vogla që atje të ketë zhvillim të vranësirave dhe riga të izoluara shiu”, thuhet në njoftimin për media.
Temperaturat minimale, sipas IHMK-së, parashihen të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë celsius.
Pritet të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi 1-7m/s.