Qeriqi: E përshëndesim veprimin e prokurorisë, edhe ne kërkuam hetim

Kosova

Qeriqi: E përshëndesim veprimin e prokurorisë, edhe ne kërkuam hetim

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 18:38
Xhevdet Qeriqi

Ngritjes së aktakuzës ndaj 12 personave për fryrjen e listës së veteranëve të luftës së UÇK-së i është gëzuar Xhevdet Qeriqi nga Këshilli për Mbrojtjen e Veteranëve të Luftës.

“Ka kohë që kemi qenë të pakënaqur me fryrjen e listave. Kemi reaguar shpesh, kemi organizuar protesta dhe në fund kemi kërkuar që të hetohen këto lista”.

“Ky është lajm i mirë, sepse është dëmtuar imazhi i luftëtarëve të UÇK-së, pra e përshëndesim këtë veprim”, deklaroi Qeriqi në emisionin Info Magazine.

“Këtu ka qenë një zinxhir si pjesë e komisionit. Para pak dite e kemi diskutuar edhe me Presidentin Thaçi këtë temë dhe ai është shpreshur i pakënaqur me fryrjen dhe për këtë dikush duhet të japë llogari para drejtësisë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat