Ambasadori Delawie vizitoi Kishën Protestante

Kosova

Ambasadori Delawie vizitoi Kishën Protestante

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:17
Pamje nga vizita e Delawie

Ambasadori amerikan Greg Delawie, sot me bashkëpunëtorët e tij, bëri një vizitë lamtumirëse në selinë e Kishës Protestante Ungjillore të Kosovës (KPUK), në Prishtinë, me rastin e përfundimit të misionit të tij diplomatik në Republikën e Kosovës.

Ambasadorin e priti kryetari i KPUK pastor Femi Cakolli së bashku me ish-kryetarin pastor Driton Krasniqin dhe pastorë të tjerë të komunitetit protestant të Kosovës.

Përgjatë këtyre tre viteve ambasadori Delawie ka qenë disa herë në vizita tek komuniteti ynë, prandaj në shenjë të mbështetjes dhe përkrahjes së tij kryetari Cakolli i dha një mirënjohje ambasadorit amerikan për rolin dhe kontributin tij të dëshmuar për zhvillimin e demokracisë, lirisë fetare dhe barazisë, kudo në shoqërinë vendore.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat