Rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

Kosova

Rreth 100 shkolla në Kosovë punojnë me plan-program të Serbisë

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 20:57
Ilustrim

Ndonëse është në territorin e Republikës së Kosovës, shkolla “Jovan Cvijic” në Shtërpcë asgjë tjetër nuk e lidh me këtë shtet.

Plan programi arsimor në këtë objekt shkollor që mësojnë nxënës serbë të shkollës së mesme të mjekësisë, gjimnazi, ekonomiku dhe teknika, zhvillohet sipas atij të Serbisë.

Drejtori i kësaj shkolle tregon se asgjë nuk kanë të bëjnë me institucionet e Kosovës.
Përveç kësaj edhe pagat i marrin nga Qeveria Serbe.

“T’ju tregoj se shkolla punon me sistemin e Republikës së Serbisë sipas plan programit të Ministrisë së Arsimit. Shkolla nuk e ka ndërprerë punën me Serbinë siç punohet në Serbi punohet edhe këtu me këtë program. Ne marrim pagën nga buxheti i Serbisë drejtpërdrejt. Ndërsa nga institucione e Kosovës nuk marrin kurrfarë lloj page”, ka thënë Novica Krstic, drejtor i kësaj shkolle.

Për njohësit e arsimit, sistemin paralel të arsimimit serb në territorin e Kosovës më shumë është politik.

Rinor Qehaja ka thënë se shqetësuese është fakti që përmbajtja e librave shkollor konteston shtetësinë e Kosovës.

Ndërsa përkundër që Ministria e Arsimit nuk ka ende diçka konkrete, thotë që është duke bërë një pilot projekt me të cilin do të fillojnë që këto shkolla ti integrojnë gradualisht në sistemin e arsimit të Kosovës.

Ndryshe më shumë se 100 shkolla fillore dhe të mesme funksionojnë sipas plan programit serb dhe kjo u garantohet me anë të Pakos së Ahtisarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat