FSK e angazhuar në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Kosova

FSK e angazhuar në aksionin “Ta pastrojmë Kosovën”

Më: 15 shtator 2018 Në ora: 15:18
Aksion per pastrimin e Kosoves

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka shprehur mirënjohjen, si dhe ka përgëzuar të gjithë pjesëtarët që janë angazhuar në detyra të ndryshme në kuadër të mbështetjes së aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ai me këtë rast edhe një herë iu bëri ftesë të gjithë  pjesëtarëve të MFSK-së dhe FSK-së dhe gjithë qytetarëve të Kosovës, që edhe individualisht të ndihmojnë këtë aksion në mjediset ku jetojnë.

Në këtë aksion, përveç forcës njerëzore, FSK ka angazhuar një numër të madh të mjeteve teknike xheniere,  makineri, mjete transporti, si dhe forcë njerëzore në 7 komuna të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat