Sulmohet me armë shtëpia e Jusuf Gërvallës në Deçan - Bota Sot
Sulmohet me armë shtëpia e Jusuf Gërvallës në Deçan

Kosova

E diel, 21 tetor 2018

Sulmohet me armë shtëpia e Jusuf Gërvallës në Deçan

Më: 16 shtator 2018 Në ora: 20:41
Shtëpia e Jusuf Gërvallës në Deçan

Në orët e para të ditës së diele është sulmuar me armë zjarri shtëpia e Gërvallajve në fshatin Dubovik të Deçanit. Policia nuk ka ndonjë person të dyshuar për këtë vepër ndërkaq nuk dihet as motivi.

Dikush zbrazi të paktën një karikator të kallashnikovit në shtëpinë e Hysenit, vëllait të heronjve të Kosovës, Jusuf e Bardhosh Gëvallës.

Kjo e shqetësoi tejmase pronarin e shtëpisë Hysen Gërvallën.

E plumbat depërtuan tejpërtej mureve.

Muret nuk u depërtuan vetëm në katin e parë.

E numri i krejt plumbave që pas asaj që arritën t’i numërojnë po del të jetë më shumë se një karikator i AK47.

Por ky rast nuk po del të jetë i vetmi kur cak ishte shtëpia e Hysen Gërvallës, vëllait të heronjve i cili erdhi për pushime qe tre javë nga diaspora.

Ndërkohë zëdhënësi i rajonit të policisë në Pejë Driton Rugova duke konfirmuar rastin ka thënë se njësitet e hetimit po i vazhdojnë hulumtimet pasi njëherë për një herë nuk ka të dyshuar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test