“Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s ofron mbështetje për programin e infermierisë - Bota Sot
“Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s ofron mbështetje për programin e infermierisë

Kosova

E hënë, 22 tetor 2018

“Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s ofron mbështetje për programin e infermierisë

Më: 17 shtator 2018 Në ora: 11:33
Shyqiri Bytyqi, sot priti në takim presidentin e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s, Dauglas Fiore

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, sot priti në takim presidentin e “Mercy College of Health Sciences” të IOWA–s, Dauglas Fiore, me të cilin bisedoi rreth mundësive të bashkëpunimit në sektorin e arsimit, me theks të veçantë fushën e mjekësisë, konkretisht programit të infermierisë.

Fiore shfaqi gatishmërinë për të ofruar mbështetje për institucionet e arsimit në fushën e mjekësisë, me qëllim të aftësimit të të rinjve përmes programeve të ndryshme, por edhe të mbështetjes praktike në infermieri.

Bytyqi theksoi se, MAShT-i  ka një bashkëpunim të frytshëm me universitete dhe kolegje amerikane dhe mirëpret edhe gatishmërinë e “Mercy College of Health Sciences”  të IOWA –s për bashkëpunim, ndërsa tha se jemi të hapur për të gjitha opsionet e mundshme të bashkëpunimit në interes të edukimit dhe arsimimit të të rinjve tanë me programe atraktive dhe të avancuara amerikane

Ministri Bytyqi, gjithashtu e njoftoi Fiore, se për nevoja të tregut të punës, këtë vit janë hapur disa profile të reja të mjekësisë në shkollat e Kosovës dhe tha se mbështetja e këtij kolegji amerikan në këtë segment do të ishte e mirëpritur.

Ministri Bytyqi dhe  Fiore biseduan edhe për mundësinë e ofrimit të bursave për studentët nga Kosova që të ndjekin programe studimi në fushën e mjekësisë në “Mercy College of Health Sciences” dhe për mobilitet të studentëve.

Gjithashtu, Fiore tha se janë të gatshëm që të dërgojnë edhe një numër të konsiderueshëm të infermierëve për t’u angazhuar nëpër zonat rurale në Kosovë.

Në fund të këtij takimi, ministri Bytyqi dhe Fiore u dakorduan që ditëve në vazhdim të nënshkruhet një Memorandum Bashkëpunimi, me të cilin do të saktësohet fushëveprimi dhe bashkëpunimi reciprok mes MAShT dhe “Mercy College of Health Sciences” të IOWA-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test