Moti për ditën e nesërme

Kosova

Moti për ditën e nesërme

Më: 18 shtator 2018 Në ora: 23:07
Foto ilustrim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se nesër mbi vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8-10gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 26-28 gradë Celsius.

Indeksi UV mbetet i lartë në kufijtë e rrezikut. Kurse sa i përket fushave barike, ato do të mbesin stabile edhe në ditët në vijim, me një ndryshim minor të amplitudave. Do të fryjë erë nga drejtimi i lindjes dhe verilindjes me shpejtësi 1-5m/s.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat