Deri në fundjavë ngrohtë në Kosovë

Kosova

Deri në fundjavë ngrohtë në Kosovë

Më: 20 shtator 2018 Në ora: 07:27

Deri në fundjavë mbi vendin tonë do të vazhdojë të mbretërojë mot stabil, i ngrohtë, me diell dhe intervale me vranësira. Nga dita e diel një front i ftohtë që do të kaloj nga rajoni pritet të zbres lehtë temperaturat, por që nuk do të sjellë të reshura.

Nga dita e martë gjatë javës së ardhshme, fusha ciklonike dhe masa të ftohta ajrore nga Atlantiku verior do të depërtojnë edhe mbi rajonin tonë, ku pritet të sjellin përkeqësim të motit me reshje shiu, si dhe rënie të ndjeshme të temperaturave nën vlera mesatare.

20.09 - Mot i mirë, kryesisht me diell

21.09 - Mot i mirë, kryesisht me vranësira dhe intervale me diell.

22.09-23.09 - Ditën e shtunë mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell, e pasdite intervale me vranësira. Të dielën mot pjesërisht i vranët.

24.09 - Mot shumë i ngrohtë, kryesisht me diell.

Temperaturat e ajrit, do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 12C, e maksimalet nga 27C deri në 29C, vetëm ditën e diel pritet të zbresin në 24C.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë dhe drejtimesh të ndryshme 1-4m/s. Shtypja atmosferike mbetet e lartë, mbi vlera normale, por në fillim të javës pritet të pësojë rënie.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat