Leonora Jakupi viziton varrin e babait: Sa mirë me të pasë afër!

Kosova

Leonora Jakupi viziton varrin e babait: Sa mirë me të pasë afër!

Më: 22 shtator 2018 Në ora: 17:32
Leonora Jakupi

Dje është bërë rivarrimi i babait të Leonora Jakupit.

Qazim Jakupi dhe dëshmori Ahmet Krasniqi janë rivarrosur me ceremoni shtetërore.

Për nderë të veprës së tyre, u mbajtën homazhe e më pastaj një akademi përkujtimore dedikuar dy dëshmorëve, eshtrat e të cilëve i sollën në vendlindje.

Gjatë ditës së sotme, Leonora dhe familjarët e saj i priti në një takim presidenti Hashim Thaçi, i cili dekoroi Qazim Jakupin me urdhërin Hero i Kosovës.

Pas kësaj, Leonora vizitoi varrin e babait, e në një foto që ndau me ndjekësit ajo shkroi “Sa mirë me të pasë afër BAB!”.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat