Sylë Tahirsylaj tregon për ndryshimet e motit, tregon se kur do të bie bora e parë

Kosova

Sylë Tahirsylaj tregon për ndryshimet e motit, tregon se kur do të bie bora e parë

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 09:01
Sylë Tahirsylaj

Eksperti dhe profesori i Meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, ka folur për motin që do të mbretërojë në Kosovë këto ditë.

Tahirsylaj parashikon ulje të temperaturave gjatë ditëve në vazhdim.

“Për shkak te erërave të forta të cilat janë krijuar edhe në vendin tonë, gjatë ditëve në vazhdim temperaturat minimale do të arrijnë deri në 1 gradë celsius në ultësira ndërsa në vendet kodrinore deri në minus 1 gradë celsius”, tha Sylë Tahirsylaj.

Ndërsa, për temperaturat maksimale, eksperti tha se ato do të shkojnë nga 11 deri në 15 gradë.

Sipas parashikimit të Tahirsylajt, temperaturat do të ngriten përsëri nga dita e premte.

“Nga fundi i javës do të kemi ngritje të temperaturave minimale dhe maksimale”, shtoi ai, për kallxo.

Po ashtu, Tahirsylaj theksoi se si rezultat i ndryshimit të temperaturave dhe shtypjes atmosferike krijohen erërat varësisht nga ky intensitet.

“Gjatë javës do të ketë edhe brymë dhe në lartësi 1.700-2.000 metra edhe reshje bore por do te jetë e paqëndrueshme”, theksoi eksperti i Meteorologjisë.

“Mirëpo do të tejkalohet edhe kjo situatë”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat