Qeveria e Kosovës po punon në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional - Bota Sot
Qeveria e Kosovës po punon në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional

Kosova

Qeveria e Kosovës po punon në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional

Më: 25 shtator 2018 Në ora: 14:21
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, deklaroi sot se Qeveria e Kosovës është duke punuar në fuqizimin e arsimit dhe aftësimit profesional, bashkë edhe me partnerët gjermanë.

Ai gjatë një vizite në njërën nga Qendrat e Edukimit dhe Trajnimit Profesional në Traunstein të Gjermanisë, tha se është shumë e rëndësishme që të ndërtohen ura bashkëpunimi në mes të qendrës në fjalë dhe qendrave për aftësim profesional në Kosovë, me qëllim të përfitimit të përvojave dhe trajnimit profesional.

Ministri Reçica u prit nga drejtori i Qendrës, Max Stadler, nga i cili u njoftua në detaje rreth punës që bëhet në këtë qendër sa i përket edukimit dhe aftësimit profesional sipas sistemit dual gjerman, në një numër të madh profilesh.

Ndërsa, Stadler shprehu gatishmërinë për bashkëpunim si dhe për të ndihmuar institucionet e edukimit dhe aftësimit dual në Kosovë, për çka u dakorduan për vënien e hapave të parë në këtë drejtim.

Ndryshe, Reçica po ashtu vizitoi disa punëtori në të cilat po aftësohen një numër i madh i të rinjve në profile të ndryshme.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...