Oda e Mjekëve del me qëndrim për gradimin në kuadër të ligjit për pagat

Kosova

Oda e Mjekëve del me qëndrim për gradimin në kuadër të ligjit për pagat

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 18:04
Ilustrim

Kryetarët e Odës së Mjekëve dhe Shoqatës së Mjekëve Familjarë të Kosovës gjatë një takimi të përbashkët dolën me qëndrim se opsion i vetëm i pranuar i gradimit në kuadër të Ligjit për paga të jetë propozimi i përbashkët i MSH dhe OMK ku mjekët janë ndarë në tri kategori, mjek i përgjithshëm, specializant dhe specialist.

Në këtë takim u diskutuan shumë çështje në interes të komunitetit të mjekëve, dhe në veçanti u diskutua rreth diskriminimit në gradimin e mjekëve specialist të mjekësisë familjare.

Çdo ndarje e specialistëve të mjekësisë familjare nga specialistët tjerë do të shkaktojë çrregullim me përmasa destabilizuese në sistemin tonë shëndetësor, me ç’rast “filtri” i sistemit të referimit do të zhdukej, thuhet në komunikatën për media të Odës së Mjekëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat