Në komunën e Vitisë nisën punët në hapjen dhe pastrimin e përrockave

Kosova

Në komunën e Vitisë nisën punët në hapjen dhe pastrimin e përrockave

Nga: Aziz Zuka Më: 26 shtator 2018 Në ora: 20:11
Pamje ngs punimrt ne reaozimin e projektit

Komuna e Vitisë,ka nisë së realizuari edhe një projekt me rëndësi veqmas për bujqit e që ka të bëjë me  punimet në pastrimin dhe hapjën e një përroske prej 9.540 metreshe prej fshatit Kabash deri në vendin e quajtur ”Gilbush” e që gjendët në mes të fshatrave Sllatinë e Epërme dhe Sllatinë e Poshtme. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ishte  i pranishëm në fillimin e këtyre punimeve ku edhe u prit nga banorët të cilët e falënderuan atë për këtë projekt pasi që theksuan se me hapjën e kësaj përroske bëhet parandalimi i vërshimeve.

Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë në vazhdmisi është përkujdesur në hapjën dhe pastrimin e kanaleve, përrsokave dhe lumenjëve me qëllimin më të mirë që të mbrohet prona e shenjë e qytetarëve të komunës së Vitisë por edhe të parandalohen dëmët nga vërshimet e mundshme në tokat bujqësore.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat