Ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, i gatshëm në fund të vitit - Bota Sot
Ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, i gatshëm në fund të vitit

Kosova

Ligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, i gatshëm në fund të vitit

Më: 26 shtator 2018 Në ora: 22:34

Mësimdhënësit e viteve të 90-ta pritet që nga fundi i këtij viti të fillojnë të shpërblehen për kontributin e dhënë gjatë asaj kohe. Kjo do të mundësohet me miratimin nga Kuvendi të ligjit për punëtorët e arsimit shqip.

Ifakete Kërveshi Berisha dhe Esat Berisha nga Millosheva, për 45 vjet radhazi i shërbyen arsimit në edukimin e gjeneratave të tëra. Tashmë që të dy bashkëshortët janë në pension.

Ata shprehen tejet të zhgënjyer me vlerësimin nga shteti, sipas të cilëve mësimdhënësit për kontributin e dhënë përgjatë viteve të 90-ta, nuk u shpërblyen asnjëherë.

Drejtues të Sindikatës së Arsimit kanë paralajmëruar greva gjatë muajit tetor nëse brenda këtij muaji, Kuvendi nuk e miraton projektligjin për mësimdhënësit e viteve të 90-ta.

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta tani e disa muaj ka ngecur nëpër Komisione Parlamentare të Kuvendit. Ligjvënësit kosovarë deklarojnë se ky projektligj nuk mund të votohet para fundit të këtij viti.

Projektligji për mësimdhënësit e viteve të 90-ta, nga 2013-ta e pret miratimin nga Kuvendi i Kosovës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...