Arrihet marrëveshje për shpime dhe hulumtime për ujë të pijshëm

Kosova

Arrihet marrëveshje për shpime dhe hulumtime për ujë të pijshëm

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:12
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Baraliu

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe kryeshefi ekzekutiv i Hidroregjionit jugor, Besim Baraliu, nënshkruan marrëveshje bashkëfinancimi për hapjen e puseve piezometër dhe eksploatuese në fshatrat Temeqinë, Bellanicë, Llapqevë dhe fshatrave tjera, sipas nevojave në Komunën e Malishevës.

Kjo marrëveshje është nënshkruar, me qëllim të hapjes së këtyre puseve, pasi nevoja për ujë të pijes është e madhe, sikur edhe shtimi i kapaciteteve të ujit, sasisë dhe kualitetit të ujit, dhe zgjerimi i rrjetit të ujit në fshatrat ku nuk ka rrjet të ujësjellësit.

Sigurimi i ujit për pije në të gjitha vendbanimet e Komunës së Malishevës, është një prej prioriteteve të veçanta, dhe për këtë qëllim, kryetari i Komunës së Malishevës është duke bërë përpjekje të shumta, që përmes projekteve të ndryshme, të rritë kapacitetet dhe të zgjerojë rrjetin e ujësjellësve, në mënyrë që fshatrat e kësaj komune të jenë të furnizuara me ujë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat