Ligjin që lë hapësira për korrupsion - Bota Sot
Ligjin që lë hapësira për korrupsion

Kosova

Ligjin që lë hapësira për korrupsion

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 12:24
Foto ilustrim

Rrjeti i Shitësve me Pakicë ka reaguar lidhur me ligjin për mbrojtjen e konsumatorit, duke kërkuar që të rishikohet pasi lë hapësira të mëdha për korrupsion.

Sipas rrjetit, ky ligj dëmton dhe ndikon negativisht në zhvillimin ekonomik të vendit dhe ardhjen e investitorëve të ri.

Rrjeti nëpërmjet një komunikate ka prezantuar disa nga dispozitat ndëshkuese dhe mundësitë për keqpërdorim në hapësirat e lejuara brenda limiteve të ndëshkimeve.

“Neni 137, 1. Shkeljet e dispozitave të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale, përbëjnë kundërvajtje administrative dhe ndëshkohen si më poshtë 1.1. Personi juridik – tregtari do të dënohet në një shumë prej njëmijë euro deri dhjetëmijë euro për një shkelje, nëse: Sipas ligjit ekzistojnë 39 pika qe me shkeljen e ndonjërës prej tyre mund te ndëshkohesh sipas paragrafit te mësipërme prej 1,000 -10,000 euro. 2. Personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik do të dënohet në një shumë mes katërqind euro dhe dymijë euro për shkelje të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni. 3. Përveç gjobës nga paragrafi 1 i këtij neni, një masë mbrojtëse e ndalimit të kryerjes së veprimtarisë ekonomike mund të shqiptohet në kohëzgjatje mes dy deri në gjashtë muaj. Neni 138, 1.  Personi juridik - tregtar, do të dënohet në një shumë mes pesë mijë euro dhe njëzet mijë euro për një shkelje, nëse; Sipas ligjit ekzistojnë 22 pika qe me shkeljen e ndonjërës prej tyre mund te ndëshkohesh sipas paragrafit te mësipërm prej 5,000 -20,000 euro. 2. Personi fizik dhe personi përgjegjës i personit juridik do të dënohet në një shumë mes treqind euro dhe njëmijë e pesëqind euro për shkelje të përmendur në paragrafin 1 të këtij neni”, thuhet në komunikatë.

Rrjeti thotë se në shumicën e 61 nenparagrafëve të neneve 137 dhe 138 në kuadër të dispozitave ndëshkuese të këtij ligji është lënë mundësia e interpretimit të dyfishtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...