Limaj: Objektivat e Kosovës në fazën finale të dialogut janë të qarta

Kosova

Limaj: Objektivat e Kosovës në fazën finale të dialogut janë të qarta

Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:44
Fatmir Limaj është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi

Zëvendëskryeministri Fatmir Limaj është takuar me ambasadorin italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, me të cilin ka biseduar për zhvillimet aktuale në vend dhe dialogun Kosovë- Serbi.

Ai tha se Kosova është gjithmonë për dialog me të gjitha vendet, e posaçërisht me Serbinë për t’i mbyllur temat e hapura.

“E njoftova ambasadorin për përpjekjet tona që po i bëjmë që Kosova të flasë me një zë në këtë proces. Objektivat e Kosovës në fazën finale të dialogut Kosovë- Serbi janë të qarta; arritja e një marrëveshje përfundimtare obliguese për njohje reciproke mes dy vendeve si dhe anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe organizma tjerë ndërkombëtarë”, shkruan Limaj në llogarinë e tij në Facebook.

Limaj ka falënderuar ambasadorin për ndihmën që shteti italian po i jep Kosovës duke e ftuar për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat mes dy vendeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat