Në Viti u mbajt Panairi i klubeve sportive, në shënim të “Javës Evropiane të Sportit”

Kosova

Në Viti u mbajt Panairi i klubeve sportive, në shënim të “Javës Evropiane të Sportit”

Nga: Aziz Zuka Më: 27 shtator 2018 Në ora: 17:55
Viti

Në kuadër të Javës Evropiane të Sportit, sot në Viti është mbajtur Panairi i Klubeve sportive të komunës së Vitisë. Me këtë
rast, janë prezantuar ekipet dhe klubet e ndryshme sportive që veprojnë në komunën e Vitisë.

Panairin e shpalli të hapur kryetari I komunës së Vitisë Sokol Haliti, i cili mes tjerash theksoi se Institucionet komunale, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, do të vazhdojë të jetë e përkushtuar që të mbështes klubet, si dhe të ju ofrojë kushte sa më të mira për zhvillimin e veprimtarive sportive. Ai mes tjerash përmendi projektet që janë realizuar dhe që kanë filluar të realizohen në komunën e Vitisë, si Palestra Sportive, rregullimi I fushave të futbollit, si dhe fushave sportive nëpër lokalitete.

Në Panairin e sportit sot në Viti, u prezantuan Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidemaj”, KF “Vllaznia”, Klubi i Shenjëtarisë, Klubi i Basketbollit, Volejbollit, Shahut, Futsallit etj.

Ndërkaq pika më atraktive gjatë defilimit të sportistve ishte ajo që përformuan voglushet e Klubit të Gjimnastikës “Halil Alidema” të cilat të udhëhequra nga arsimtari dhe ish sportisti pozharanas Hazir Alidema për pikat që qfaqen muarën duartrokitje frenetike nga qytetarët të cilëtn ishin tubuar në sheshin e qytetit për të përcjellur këtë ngjarje.Të themi se këto aktivitete u organizuan nga nga Drejtoria Komunale për Kulturë, Rini e Sport.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat