Veseli ngushëllon për vdekjen e luftëtarit Krasniqi

Kosova

Veseli ngushëllon për vdekjen e luftëtarit Krasniqi

Më: 28 shtator 2018 Në ora: 13:57
Skender Krasniqi

Kryeparlamentari i Kosovës Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e luftëtarit të UÇK-së, Skender Krasniqi.

“Paska ndërruar jetë Skënder Krasniqi, nga Carralluka e Malishevës. Burrë i ndershëm dhe njëri nga luftëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në komunën e Malishevës. Dy cilësi këto të mjaftueshme për ta nderuar e kujtuar gjithmonë me respekt. Ngushëllime”, shkruan Veseli.

Krasniqi ka shërbyer në zonën e Malishevës gjatë luftës së fundit në Kosovë, kurse varrimi i tij bëhet sot në ora 17:00 në Varrezat e fshatit Carrallukë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat