Moti në Kosovë gjatë fundjavës - Bota Sot
Moti në Kosovë gjatë fundjavës

Kosova

Moti në Kosovë gjatë fundjavës

Më: 29 shtator 2018 Në ora: 00:15
Ilustrim

Nesër mot me vranësira dhe diell.

Ndërkohë mbi rajonin tonë vazhdojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë, e një front i ftohtë nga veriu i kontinentit pritet të kaloj mbi rajon, ku ditëve të fundjavës do të sjell vranësira kalimtare, e ditën e diel pritet edhe të zbres lehtë temperaturat. Nuk përjashtohen mundësitë edhe për riga lokale shiu.

E shtunë – Mot me vranësira dhe diell.

E diel – Mot pjesërisht i vranët.

E hënë – Mot pjesërisht i vranët. Ditën e martë gjatë mbrëmjes vranësirat do të shtohen, me mundësi edhe për reshje të dobëta shiu.

E martë – Mot pjesërisht i vranët.

Temperaturat e ajrit, do të luhaten rreth vlerave mesatare. Minimalet nga 4C deri në 6C, e maksimalet nga 17C deri në 21C.

Do të fyejë erë mesatare nga verilindja 2-11m/s..

Shtypja atmosferike mbetet e lartë mbi vlera normale, e në fillim të javës pritet të pësojë rënie rreth këtyre vlerave, përcjell Telegrafi.

 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...